Egnatia është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit kanë eleminuar sot Elbasanin pas 120 minutave lojë. Gruda tundi rrjetën i pari në minutën e 12 të takimit, por Musta barazoi shifrat për Elbasanin në minutën e 57. Loja e rregullt përfundoi në baraspeshë 1-1, me të njëjtin rezultat gjysmëfinalja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave.
Në këto kushte ekipet iu drejtuan 30 minutave shtesë, por pa mundur të ndryshonin rezultatin. Nga pika e bardhë e penalltisë, fati i ka buzëqeshur më tepër Egnatias. Këta të fundit shënuan 4 prej 11 metërshave të ekzekutuar, ndërsa Elbasani vetëm 2. Rrogozhinasit siguruan kështu kualifikimin në finale, ku do të përballen me fituesin e çiftit Vllaznia-Dinamo. Kjo është finalja e 4-t radhazi në Kupën e Shqipërisë për Egnatian./Sport Ekspres/