Ofertë monstruoze, Juve gati të shesë yllin e mesfushës

Ardhja e Zinedin Zidan ka rikthyer buzëqeshjen dhe një herë te Reali i Madridit, i cili tashmë ka nisur të mendojë për sezonin e ri, pasi ky aktuali është i dështuar. Florentino Perez, duket se nuk kërkon të humbasë kohë dhe ka bërë gati dhuratën e parë për trajnerin francez.

Bëhet fjalë pikërisht për Miralem Pjaniç. “Tuttosport” ka raportuar se presidenti i madrilenëve është bindur që të nënshkruajë me mesfushorin boshnjak, me marrëveshjen që pritet të jetë jo më pak se 90 milionë euro.

Duket se projekti për sezonin e ri te “Los Blancos” do të nisë me blerjen e 28-vjeçarit. Miralem Pjaniç është prej tre sezonesh pjesë e Juventusit, me bardhezinjtë që e morën për 32 milionë euro boshanjakun nga ekipi i Romës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online