De Ligt drejt Barcelonës, transferimi i tij “djeg” Kampionin e Botës

Barcelona zyrtarizoi pak kohë më parë blerjen e Frenki De Jong nga Ajaksi për 75 milionë euro, me holandezin, i cili do të bashkohet me ekipin për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, marrëdhëniet e mira me “harkëtarët” bën që klubi blaugrana, të jetë kandidatja kryesore për të nënshkruar edhe me Matij De Ligt.

Mbrojtësi, i cili është një tjetër xhevahir i Ajaksit të Amsterdamit, mund të ndjekë hapat e shokut të tij, duke zgjedhur “Camp Nou”-n si destinacionin e ardhshëm. Një transferim i tillë, do të kënaqtë padyshim të gjithë tifozët dhe drejtuesit katalanas, por jo Samuel Umtitin.
Sipas asaj që raportohet nga mediat pranë klubit të Barcelonës, Umtiti me sa duket nuk do ta presë mirë një kalim të De Ligt në Katalonjë, pasi me shumë mundësi ai do të kthehej në një lojtar stoli. Për këtë arsye, kanë qenë disa klubet që janë vënë në radhë për francezin.

“Daily Mail” raportoi ditën e sotme, se ka një interes të madh nga Premier Liga për sa i përket kartonit të Samuel Umtitis, i cili vlerësohet së paku 65-70 milionë euro. Kujtojmë, Barcelona siguroi shërbimet e 25-vjeçarit, verën e vitit 2016, ku derdhi plot 25 milionë euro në arkat e Lionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online