Njeriu i momentit, Asensio rrëfen këshillën e artë të Zidan

Markso Asensio ishte heroi i kombit spanjoll gjatë natës së djeshme. Paraqitja e fenomenale e 22-vjeçarit  në shpartallimin 6-0 të Kroacisë ka bërë xhiron e botës. Një gol, tri asiste dhe rol kyç në autogolin e kroatëve, një 90-minutësh që s’do të harrohet kurrë nga djaloshi i lindur në ishullin e Majorkës.

Në një intervistë me revistën “Panenka”, Asensio ka folur në imtësi për zhvillimin e tij nga ekipet zinxhirë të Majorkës, tek ekipi i parë dhe më pas te përvoja në Primera Divizion me Espanjolin e Realin.

Këshilla e Zidanit –  “Ai më thoshte përherë të mos e vrisja mendjen për gjërat që përfliteshin jashtë klubit. Kur je pjesë e Realit, je shënjestër për kritika në çdo moment. Zidan u tregua i drejtpërdrejtë, më dha: Fokusohu vetëm te futbolli, ke vuajtur shumë për të arritur deri këtu, mos e hidh poshtë gjithë atë mund”

Emocionet e Bernabeut – “Ndeshjet e Champions-it në Bernabeu më kanë shijuar më shumë se vetë fitimi i finales. Është diçka shumë e veçantë të kesh përkrahjen e të gjithë stadiumit në një momente të tilla, ai moment e bën të gjithë skuadrën me krahë. Është një ndjesi e mahnitshme” , përfundoi Asensio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online