Golovkin nxeh duelin: Kanelo ka përdorur injeksione

Kur kanë mbetur vetëm tre ditë nga dueli midis Genadi Golovkin dhe Saul “Kanelo” Alvarez, ka ardhur dhe shkëndija e parë. Ka qenë boksieri kazak, ai që ka lëshuar një thumbim drejt rivalit të tij meksikan në lidhje me pezullimin  6 mujor që ai mori për doping.

“Kanelo thotë se doli pozitiv për shkak të mishit të përpunuar me kimikate, por nuk ka asnjë doktor në planet që e beson këtë gjë. Është fare e thjeshtë ai ka përdorur injeksione. Po të shikosh me vëmendje duart e tij dallohen shenjat e shiringave në venat e tij”, tha Golovkin.

Dueli midis dy boksierëve të peshave të mesme (70-73 kg) do të zhvillohet më datë 15 shtator në Las Vegas. Kazaku Golovkin është mbajtësi i tri titujve kampion, dhe nuk ka asnjë humbje, ndërsa Kanelo cilësohet si e ardhmja e boksit të peshave të mesme. Dueli i parë midis palëve përfundoi në barazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online