Nga Fushë-Kruja në Elbasan: Cungu, Mërgjyshi e Mezani vendosin

Nga ora 14:00 nisin dy përballjet e tjera të javës së dhjetë të Superiores. Lacci-Kukësi spikat si takim, ndërkohë që luhet edhe Kastrioti-Luftëtarit. Trajnerët e këtyre ekipeve kanë përcakktuar edhe formacionet.

Bardhezinjtë nuk kanë Xhixhën të pezulluar, ndërkohë që gjatë kësaj jave ka pasur shqetësime edhe Nikola Eller. Edhe ky i fundit mungon, ndaj janë disa ndryshimet. Në sulm do të luajë Altiparmakovski, i cili do të ketë mbështetjen e Shtubinës dhe Elvi Berishës. Mbrojtja mbetet e pandryshuar, sikurse edhe kapiteni Selmani në portë. Lushkja është zhvendosur në qendër të mesfushës së bashku me Jonuzin dhe Najdenov.

Kukësi luan me formacionin standard me rreshtimin 4-4-1-1. Zguro ka marrë vendin e Rrumbullakut, ndërkohë që Cungu sa herë luan përballje të forta preferon Dzarian para Limajt. Eksperienca është e rëndësishme për të përballuar ndeshje të tilla. Rexhinaldo si zakonisht i vetëm në sulm, kurse nga krahët janë përzgjedhur Ccyrbja e Uilliam.

Kategoria Superiore – Java 10
E diel, më 28 tetor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

LAÇI-KUKËSI

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Najdenov, Lushkja, Shtubina, Berisha, Altiparmakovski. Trajner: Artan Mërgjyshi.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Çyrbja, Shkodra, Dzaria, Uilliam, Shafik Tigruxha, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Laver Alla, Dojando Myftari, Fatmir Lamaj, Hermal Llapra

Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Fatmir Tare

Te Kastrioti Lila e nis nga minuta e parë, kurse Domgjoni pozicionohet në të majtë. Husein dhe Ccela plotësojnë mbrojtjen. Çutra rikthehet titullar krah Shehut dhe Okebugut, ndërsa Mziu zhvendoset në të majtë. Roxher do të luajë në krahun tjetër, kurse Bardhi do të jetë i vetëm në sulm.

Luftëtari nga ana tjetër nuk ka Liçajn dhe Oltion Rapa do të luajë në të djathtë të prapavijës. Janiçiç rikthehet nga dëmtimi dhe është vendosur krah Hoxhës në qendër të mbrojtjes. Rroca e nis nga minuta e parë këtë herë, i cili do të ketë detyrën të ndërtojë manovrën sulmuese. Ka një dilemë ende për Rapon, i cili ka pasur probleme shëndetësore. Në nxehje kanë dalë 12 lojtarë.

Kategoria Superiore – Java 10
E diel, më 28 tetor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI-LUFTËTARI

Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Domgjoni, Shehu, Mziu, Çutra, Roxher, Preston, Bardhi. Trajner: Stavri Nica

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Rapo (?), Rroca, Radoviç, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ani Koçiaj, Herald Lisaku, Klodian Shahini

Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online