Adrenalina e Aspas: I lind vajza, e gdhin në spital dhe shënon… tripletë!

Thonë që duhet të jesh në maksimumin e formës fizike për të zhvilluar një ndeshje të madhe, por kjo nuk është e vërtetë. Të paktën për Iago Aspas, sulmuesin e Selta Vigos dhe kombëtares spanjolle.

31-vjeçari ka shijuar një nga fundjavat më të bukura të jetës së tij. Të premten në mbrëmje erdhi në jetë vajza e tij dhe sulmuesi ka qëndruar gjithë natën në spital me familjen e tij. Të nesërmen, ndeshja e kampionatit kundër Eibarit. Aspas është i “shkatërruar” fizikisht, por psikologjikisht është “sipër reve”.

Sulmuesi tregohet profesionist, zbret në fushën e blertë dhe nuk tregon mëshirë përballë mbrojtjes së Eibarit. Tre gola të shënuar, tre pikë për Seltën, që fiton me rezultatin 4-0, dhe të tre golat janë për vogëlushen e vogël. Dy golat e parë janë perla të vërteta, me Aspas që zhvillon një nga ndeshjet më të bukura të karrierës së tij.

Gjithçka për vajzën e vogël, ajo nuk kupton gjë tani, por më vonë, Iago do ulet dhe t’i tregojë se një ditë pasi erdhi në jetë, babai i bëri surprizën më të bukur, duke shënuar një tripletë, po aq të bukur sa dhe vetë vajza e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online