Festa e shiritit, Dibala dhe CR7 zbulojnë skemat e Alegrit

Juventusi arriti një fitore të rëndësishme përballë Empolit në transfertë, duke kthyer rezultatin në pjesën e dytë. Kristiano Ronaldo ishte heroi i bardhezinjve me dygolëshin e shënuar, ndërsa Paulo Dibala përjetoi emocionet e shiritit të kapitenit.

Argjentinasi zhvilloi ndeshjen e parë si kapiten i Juventusit dhe në fund të ndeshjes postoi një foto me Ronaldon në rrjetet sociale. “Ndeshja e parë si kapiten nuk harrohet kurrë”, komenton Dibala në foton e publikuar, por diçka tjetër bie në sy dhe ka marrë vëmendjen e tifozëve të ndryshëm.

Në anën e djathtë të fotos dallohen skemat e përdorura nga trajneri Alegri në sfidën kundër Empolit. Gjithçka e përcaktuar qartë dhe në detaje. Aty dallohen skemat e përdorura për goditjet standarde dhe topat inaktive.

Në mungesë të Kielinit, Silvestren e Empolit do ta markonte Rugani, duke vazhduar me Bonuçin që do të markonte Antonelin, Aleks Sandro Kruniç, Matuidi Di Lorencon dhe De Shiljo Kaputon. Nga ana tjetër, në goditjet e dënimit qendrore të Empolit, Alegri kërkon të vendosë në mur Ronaldon, Pjaniç, Bentakur dhe Matuidi, si dhe përcaktohet qartë se kush qëndron në mur dhe në mbrojtje dhe kush përpara në raste të ndryshme të sulmeve të kundërshtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online