Murinjo nuk fshihet: Bundesliga të entuziazmon, më pëlqen… Dortmundi

Zhoze Murinjo po pret me padurim rikthimin në stol. “The Special One” është i dashuruar pas sfidave të reja. Flitet shumë për të ardhmen e tij. Italia dhe Franca janë dy opsione reale, por portugezi ka shfaqur interes për kampionatin gjerman.

Në një prononcim për “Bild”, Murinjo i “shkel syrin” Borusias së Dortmundit dhe “snobon” Bajernin e Mynihut. Ai tregon një detaj interesant në lidhje me presidentin Vacke, ka një koment për Niko Kovaç, trajnerin e ekipit bavarez, dhe tregon se çfarë i pëlqen më shumë nga Bundesliga.

DORTMUNDI – “E admiroj punën e drejtuesve të Borusias së Dortmundit. Vacke ka besuar tek unë kohë më parë, duke më marrë mendimin për një futbollist dhe një trajner, të cilët i njoh mirë. Unë jam i ndershëm dhe i bëra vlerësimin më të mirë të mundshëm. Që nga ajo ditë kemi patur një respekt të madh për njëri-tjetrin.”

KOVAÇ – “Shpresoj që të qëndrojë, sepse ka punuar shumë për të mbërritur në këto nivele. Është e vështirë të mendosh se Bajerni mund ta humbasë titullin. Ata kanë shumë eksperiencë për të kontrolluar fatin e tyre në Gjermani.”

BUNDESLIGA – “Është një kampionat entuziazmues. Skuadrat po përmirësohen shumë në aspektin taktik. Ka një organizim shumë të mirë dhe stadiumet mbushen plot. Bundesliga është me të vërtetë shumë interesante.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *