Turqia mori një fitore të bujshme mbrëmë, pasi shënoi dy gola për të mposhtur kampionët e Kupës së Botës, Francën 2-0. “Gjelat” u goditën dy herë në 10 minuta, me golat e shënuar nga Kan Ahian dhe ylli i Romës, Sengiz Ynder.
Paraqitja e Ynder në këtë takim ishte e shkëlqyer, çka ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij. Arsenali dhe Totenhami janë dy skuadrat që e duan me doemos futbollistin 21-vjeçar, por Roma kërkon të paktën 35-40 milionë euro për ta lënë të lirë.
Të dy ekipet londineze janë gati ta paguajnë një shumë të tillë, por vetë Ynder po pret të shikojë se kush do të jetë trajneri i ri i Romës. Në rast se bën pjesë në planet e trajnerit të ri, turku nuk preferon të largohet, por nëse situata vazhdon si sezonin e shkuar, atëherë Ynder do t’i drejtohet Premier Ligës angleze.