Partizani tenton Torasën, kërkesat e argjentinasit e trembin!

Shumë emra për Partizanin, edhe pse ende nuk është zgjidhur se kush do të zëvendësojë Skënder Gegën në pankinë. Një nga lojtarët e kontaktuar nga drejtuesit e Partizanit është sulmuesi anësor Agustin Torasa. Argjentinasi njihet mirë në kampin e kuq, pasi për herë të parë ën Shqipëri me fanellën e tyre është aktivizuar.

Gjithsesi Torasa ka kërkesa të larta, për të mos thënë të çmendura. SportEkspres.com mëson se veç rrogës së lartë (rreth 70 mijë euro në sezon), argjentinasi kërkon edhe premio për çdo gol e asist. Për golat në kampin e kuq nuk kanë pse shqetësohen, pasi sulmuesi nuk është se shquhet për finalizimin.

Torasa nuk dëshiron të fluturojë drejt Shqipërisë pa një ofertë të mirë dhe kërkesat e tij nuk mbarojnë me kaq, pasi ai kërkon edhe katër bileta për të fluturuar nga Argjentina drejt vendit tonë. Akomodimi është një tjetër kusht që duhet t’ia plotësojë Partizani, sikurse edhe transporti.

Te Partizani, të ndodhur përballë kërkesave të tilla, duhet të mendohen mirë. Torasa sezonin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit dhe luajti 19 ndeshje. Gjatë këtij viti u aktivizua vetëm në 5 ndeshje (3 kampionat, 2 kupë) dhe u largua për të firmosur drejt Kinës. Janbian, ku ai nënshkroi, falimentoi dhe gjërat nuk shkuan mirë për sulmuesin, i cili në Shqipëri kërkohet nga Partizani. Emri i tij është lakuar edhe te Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online