Misioni “Scudetto”: Spaleti i beson dyshes argjentinase, Perisiç në pikëpyetje…

Interi luan sot takimin e parë në edicionin e ri të Serie A. Zikaltrit do të përballen ndaj Sasuolos në orën 20:45. Interesant është fakti se sezonin e kaluar, takimet midis dy skuadrave janë fituar nga skuadrat udhëtuese.

Luçiano Spaleti pritet të vijë me shumë risi në formacionin titullar të skuadrës së tij. Porta është e pandryshueshme me Handanoviç, ndërsa në mbrojte Shkriniar do të kursehet, pasi akoma nuk është në gjendje optimale vendin e tij do ta zërë De Vrij.

Sulmi do të kryesohet nga dyshja argjentinase Ikardi-Martinez. Talenti i blerë nga Rasingu ka impresionuar në ndeshjet parapërgatitore dhe tekniku toskan i ka besuar një vend përkrah bashkëkombësit të tij Ikardi. Politano e nis nga e djathta ndërsa në të majtë ka ende dyshime për Perisiçin. Kroati ka shfaqur disa probleme muskulore. Nëse nuk ia del, Azamoah do të kalojë nga mbrojtja në sulm dhe vendin e lënë bosh nga ganezi do ta plotësojë Dalbert.

Formacioni i mundshëm 

Handanoviç

Dambrosio    De Vrij     Miranda    Dalbert

Vesino    Brozoviç

Politano    Martinez     Azamoah

Ikardi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online