Mesfusha është reparti kryesor ku do të fokusohet merkato e Milanit gjatë kësaj merkatos së kësaj vere. Drejtuesit e “djallit” ëndërrojnë transferimin e uruguaianit të Arsenalit, Lukas Torreira, por gjasat që mesfushori shtatshkurtër të rikthehet në Serie A janë të pakta.
Plani B i Milanit është futbollisti i Sasuolos Stefano Sensi. Mesfushori italian ndiqet prej vitesh nga Milani. Kartoni i 23-vjeçarit është i përballueshëm për financat e lëkundura të Milanit, por te Sasuolo nuk kërkojnë vetëm para “cash”.
Sipas “Gazzeta Dello Sport”, drejtuesit e klubit emilian janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit Patrik Kutrone. Për momentin kërkesat specifike të Sasuolos, por palët do të diskutojnë me përfaqësuesit e lojtarit pasi ky i fundit të rikthehet nga grumbullimi i përfaqësueses U21 të Italisë, që ditën e sotme fillon rrugëtimin në Europianin U21.