Milan-Lacio një finale Champions-i, publikohen formacionet zyrtare

Milani dhe Lacio përplasen në “San Siro” sot në mbrëmje, në një sfidë që mund të konsiderohet si një finale sa i takon kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm, kjo dhe për shkak të fitores së Romës kundër Udinezes. Serie A është futur në një fazë të nxehtë dhe çdo pikë është e vyer, prandaj të dyja skuadrat do të synojnë të marrin maksimumin.

Strakosha është titullar për Lacion, ndërsa Donaruma nuk ia del, çka ka bërë që Gatuzo t’i besojë Reinas mes shtyllave. Borini e nis titullar takimin, së bashku me Piatek dhe Suso në sulm. Ndërsa sulmi lacial përbëhet nga Korrea dhe Imobile, një dyshe shumë e frikshme.

Milan: Reina, Kalabria, Musakio, Romanjoli, Rodrigez, Kesi, Bakajoko, Çalhanoglu, Suso, Piatek, Borini Trajner: Xh. Gatuzo

Lacio: Strakosha, Felipe, Açerbi, Bastos, Romulo, Milinkoviç-Saviç, Leiva, Alberto, Luliç, Korrea, Imobile Trajner: S. Inzagi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online