Sherret brenda skuadrës, ja tre rastet më të bujshme

Sherret e ndodhura së fundmi te Bajerni i Mynihut dhe te Lioni kanë frymëzuar stafin e revistës franceze “sofoot” për të bërë një renditur tre nga sherret më të famshme brenda të njëjtit ekip.

Ferguson – Bekam
Vendi i parë nuk lë vend për diskutim. Sherri i famshëm midis Aleks Ferguson dhe Dejvid Bekam është një ndër ngjarjet që s’do harrohet kurrë nga tifozët e Mançester Junajtid. Tekniku skocez e goditi me takë lojtarin, duke i shkaktuar një të çarë në vetull. Bekam nuk qëndroi duarkryq dhe iu vërsul skocezit, por shokët e ekipit e mbajtën.

Rosi – Pjaniç
Trajneri i Fiorentinës Delio Rosi iu vërsul sulmuesit Adem Ljaliç pasi ky i fundit sipas tij e ofendoi në gjuhën amtare. Italiani më pas kërkoi falje për mospërmbajtjen.

Berghuis – Van Beek
Stiven Berghuis dhe Sven  Van Beek dhuruan një shfaqje të shëmtuar vitin e kaluar teksa filluan të godisnin njëri-tjetrin pas një sherri në stërvitje. Gjithçka u filmua. Një ndërhyrje e fortë e mbrojtësit Van Beek nuk u prit mirë nga Berghuis, i cili menjëherë lëshoi një shkelm drejt kolegut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online