Merret vendimi final për titullin e 2006, tifozët e Interit kanë një ëndërr për stolin

0

Më në fund ka marrë fund përfundimisht çështje e titullit të shumëpërfolur të vitit 2006 në Serie A. Juventusi ishte ekipi që e fitoi në fushë, por më pas shpërtheu “Calciopoli” dhe titulli i kaloi Interit.

Diçka e tillë nuk është pranuar kurrë nga klubi dhe tifozët bardhezi, por Gjykata e Kasacionit të Italisë e ka vendosur përfundimisht: titulli i vitit 2006 është i Interit. Kasacioni përfaqëson shkallën më të lartë të gjykimit në vendin fqinj dhe Juventusit i mbetet ta “harrojë” atë titull.

Një vendim në kohën e duhur për tifozët zikaltër, të cilët e kanë akoma të freskët plagën e eliminimit nga Champions. Ata kanë “shpërthyer” kundër Luçiano Spaletit, të cilin nuk e duan më si trajner.

“Gazzetta dello Sport” ka hapur një sondazh online, ku tifozët e Interit mund të votojnë për preferencën e tyre për trajnerin e sezonit të ardhshëm. Në krye është Diego Simeone me 53.3% të votave, i ndjekur nga Antonio Konte me 20.8%. Vetëm vendi i tretë për Zhoze Murinjon me 13.4%, idhull absolut dhe i përjetshëm për çdo interist, për ta mbyllur me Luçiano Spaletit, për të cilin 12.5% mendojnë se duhet të vazhdojë punën.

RENDITJA
1- Diego Simeone – 53.3%
2- Antonio Konte 20.8 %
3-Zhoze Murinjo 13.4%
4-Luçiano Spaleti 12.5%

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.