Autogol dhe batuta, Batshuaj “masakron” Fil Xhons

Mbrëmja e së mërkurës në Champions prodhoi rezultate surprizë, si fitorja e bujshme e CSKA-së së Moskës në Bernabeu, por edhe humor, me situata komike si ajo që prodhoi autogoli i Fil Xhons në Valencia. Ishte autogoli i parë pas shumë vitesh në Champions për Mançester Junajtid dhe i fundit që kishte shënuar autogol ishte pikërisht Fil Xhons.

Pas ndeshjes nisën batutat dhe protagonistë ishin mbrojtësi anglez dhe sulmuesi i Valencias Miçi Batshuaj, me të cilin pati Xhons pati një duel pa fund gjatë ndeshjes. Batshuaj ndikoi, me presingun e tij në kufijtë e faullit, që Xhons të gabonte me pasimin që u shndërrua në autogol.

Gafë apo gabim normal, debati është i hapur, rëndësi ka të harrohet gjithçka dhe të shihet përpara, duke u munduar të nxirren mësimet e duhura.

Megjithatë, pikërisht Batshuaji nuk i është ndarë Xhonsit, duke e tallur me një postim në Twitter në përgjigje të një postimi , ku vë në lojë shprehinë në fytyrën e Xhons, i cili në Angli është shpesh objekt humori për mimikat e fytyrës: “Më bëhet qejfi që u kanë pëlqyer këpucët e mia, djema, por a flasim fillimisht për fytyrën e Fil Xhons?”.

Jones' gurning face as Sergio Aguero scores

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online