MERR FUND: Bonuçi te Juventusi, Kaldara e Higuain te Milani!

0

Mbyllet më në fund operacioni gjigant mes Milanit e Juventusit, që përfshin sulmuesin Higuain dhe mbrojtësit Kaldara e Bonuçi.

Janë kaluar edhe pengesat e fundit dhe tashmë edhe Higuain ka dhënë OK, duke u veshur kuqezi.

Marrëveshja është përfundimtare, raporton Sky Sport, me Leonardo Bonuçin që shkon përfundimisht te Juventusi, Matia Kaldara përfundimisht te Milani dhe Gonzalo Higuain në huazim me të drejtë blerjeje te Milani.

Ashtu si pritej, Bonuçi vishet bardhezi pas një viti në Milano, ku nuk i shkoi ashtu si kishte parashikuar. Dëshira e tij ishtë të kthehej në Torino, Juventusi e ka kënaqur, me mbrojtësin që ka pranuar uljen e pagës me 2.5 milionë euro më pak, nga 8 që merrte te Milani.

Higuain huazohet te Milani për 18 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë do të kenë të drejtë ta blejnë për 36 milionë euro vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, Kaldara vjen nga një sezon i shkëlqyer tek Atalanta dhe është shkëmbyer kokë më kokë me Bonuçin, duke u vlerësuar secili 40 milionë euro. Kjo do të thotë që edhe në bilanc Juventusi e Milani bëjnë një goditje të shkëlqyer.

Sot Higuain është stërvitur në Torino, ndërsa Bonuçi e Kaldara janë në Amerikë, me ekipet përkatës, ndaj për firmat do të duhet pak kohë, por kjo është çështje dytësore. Mësohet se Kaldara do të jetë që nesër në Milano, ndërkohë që pritet edhe nisja e Bonuçit drejt Italisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.