Vinicius debuton, simulimin e paska si Nejmar

0

Sapo ka mbushur 18 vjeç Vinicius është transferuar tek Reali i Madridit, që e ka blerë prej kohësh për 45 milionë euro.

Në miqësoren e parë në Amerikë, sot në orët e mëngjesit me orën tonë, kundër Mançester Junajtid, Vinicius luajti nga minuta e parë dhe natyrisht kurioziteti ishte i madh.

Sulmuesi brazilian dha sinjale të mira, me disa pasime e depërtime që duken shumë shpresëdhënëse për të ardhmen, por gjithashtu u bë protagonist i një simulimi që ia kalon edhe spektaklit të Nejmarit në Kupën e Botës.

Në një tentativë për të kaluar italianin Mateo Darmian, braziliani u rrëzua përtokë pa u kuptuar pse, sepse Darmian nuk e preku fare, ndërsa nga pamjet thjesht dora e mbrojtësit i afrohet në fytyrë, por sërish nuk ka prekje.

Gjithsesi, më pas Vinicius ra në sy për lojën e tij dhe nëse eviton simulimet, nuk do të krahasohet me Nejmar në aspektin negativ, por vetëm për futbollin e luajtur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.