U rikthyen në elitë, ja shpenzimet në merkato në kampionatet më të forta

0

Në Angli paratë nuk janë një problem dhe këtë e tregojnë pagat dhe transferimet që bëhen. Por sa kanë shpenzuar klubet që janë ngjitur në elitë në pesë kampionatet më të rëndësishme në Europë?

Në krye është Fulhami, që siguroi rikthimin në Premier Ligë pas katër vitesh. Goli i shënuar nga Kairnej në fitoren 0-1 përballë Aston Vilës, në finalen e plej-ofeve, i siguroi ngjitjen në elitë. Të ardhurat nga të drejtat televizive kanë arritur kulmin në futbollin anglez dhe të gjitha klubet përfituan minimalisht nga 90 milionë euro.  Imagjinoni: Uest Brom, që ra nga Premier Liga, e mbylli sezonin me një fitim prej 107 milionë eurosh.

Të rikthehemi te shpenzimet në merkato nga klubet e ngjitura në Gjermani, Itali, Angli, Francë dhe Spanjë. Fulhemi ka shpenzuar deri tani më shumë, ndërkohë që rekordi “negativ” mbahet nga Valadolidi me 0 cent të shpenzuara.

Fulhem (Angli) – 65 milionë euro
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.