Merkato pa shpenzime për Lacion, Tare në bisedime me legjendën holandeze

Lacio po mendon të afrojë gjatë kësaj merkato vere dy emra të njohur të futbollit evropian. Bëhet fjalë për holandezin Arjen Roben dhe mbrojtësin e majtë Roberto Moreno. Të dy lojtarët u kanë mbaruar kontratat dhe janë në pritje të ofertave.

Holandezi Roben e ka shprehur disa herë se dëshiron të luajë edhe një vit në një kampionat elitar, para se të përfundojë karrierën në një kampionat si “MLS” në Amerikë ose Superliga kineze. 34-vjeçari s’ka luajtur kurrë në Serie A dhe në Romë do mirëprisnin krahëhapur. Megjithatë, kërkesat financiare të lojtarit nuk do të jenë diçka e thjeshtë për t’u përballuar nga financat e Lacios.

Spanjolli Moreno ka kaluar dy vite shumë të vështira në Angli, por mëngjarashi është vetëm 26 vjeç dhe te Lacio shpresojnë se mund të rigjejnë lojtarin që shkëlqeu me Sevijën vite më parë. Mosha e madhe e Senad Luliç nuk jep garanci për të ardhmen, ndërsa Durmishi dhe Xhordan Lukaku nuk e kanë justifikuar besimin e ekipit kryeqytetas, ndoshta Moreno do të jetë zgjidhja përfundimtare për këtë pozicion problematik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online