Sekretet e Martinez: Futbollin e nisa si mbrojtës, kam idhull një… kolumbian

0

Lautaro Martinez ka rrëfyer një sekret nga e kaluara e tij. Futbollin e nisi në një rol tjetër nga ai që mbulon sot. E imagjinoni dot si mbrojtës? Lautaro aktivizohej në prapavijë, por gjërat ndryshuan në moshën 15-vjeçare.

Trajneri i asaj kohe filloi ta nxirrte nga zona dhe ta avanconte më përpara. Pak nga pak Lautaro i vogël përfundoi në majën e sulmit. 21-vjeçari zbulon fjalët që i tha Diego Milito para tërheqjes nga futbolli dhe idhullin e tij. Ai është Radamel Falko, kolumbiani i Monakos.

E nisa futbollin si mbrojtës, por trajneri im filloi të më vendoste më para në moshën 15-vjeçare derisa përfundova sulmues. Mund të them që karriera ime nisi në moshën 16-vjeçare me Rasing. Nuk jam tifoz i tyre, por mbetet një klub që e kam përzemër.

Radamel Falkao kur ishte pjesë e River Plejt

Në momentin që po tërhiqej, Milito më tha: ‘Tani është radha jote’. Jam një person i turpshëm, por kam mësuar nga lëvizjet dhe këshillat e lojtarëve më të mëdhenj. Besoj se i ngjaj Radamel Falkaos për mënyrën se si e sulmoj portën. E ndiqja shumë, sidomos kur ishte te River Plejt. Vazhdoj frymëzohem nga Falkao”, përfundon sulmuesi i ekipiut zikaltër.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.