Sibo ishte një zbulim: Superiorja e fortë, Skënderbeu më ndihmoi

Kuasi Sibo ishte një nga afrimet e Skënderbeut në merkaton e janarit. Mesfushori u mor në huazim nga Uotfordi dhe në pjesën e dytë të sezonit ishte një nga lojtarët kryesorë të korçarëve. Futbollisti 21-vjeçar (i mbush me 24 qershor) u aktivizua në 13 ndeshje dhe shënoi një gol në ndeshjen kundër Tiranës, që bardhekuqtë e humbën me rezultatin 1-2.

Huazimi i ka përfunduar mesfushorit, i cili ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Sibo e vlerëson shumë mundësinë që i dha Skënderbeu dhe përçon edhe një mesazh: “Nëse më duan, le të më thonë”. Sigurisht ai do të vlerësojë ofertën dhe më pas do të vendosë së bashku me klubin dhe menaxherin e tij.

“Jam shumë i lumtur që isha pjesë e familjes së Skënderbeut. Ata më dhanë mundësinë të ekspozohem dhe e vlerësoj shumë shansin. Gjashtë muaj në Korçë ishin si shumë vite për mua. Më ka përfunduar kontrata me ta dhe tani do të kthehem pas te klubi që ka kartonin tim, Uotfordi. Të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja. Nëse Skënderbeu më do sërish, nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të flas me klubin dhe menaxherin tim”, deklaron Sibo për SportEkspres.com.

Mesfushori e vlerëson shumë kampionatin shqiptar, sidomos për ritmin dhe konkurrencën e madhe që vjen prej diferencës së vogël mes ekipeve. “Ritmi është shumë i lartë dhe ka shumë konkurrencë në kampionat. Jam shumë i lumtur që kam provuar të luaj në një kampionat të tillë”, përfundon Sibo deklaratën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online