Mbape i “përbindshëm”, barazon rekordin e pesë legjendave në moshën 20-vjeçare

0

Kilian Mbape është futbollisti më premtues në futbollin europian dhe në grupmoshën e tij konkurrenca për 20-vjeçarin është vite dritë larg. Me golin e shënuar dje kundër Mançester Junajtid, sulmuesi francez shkon në kuotën e 14 golave në Champions League.

Të njëjtën shifër golash ndajnë dhe dy legjenda të këtij sporti, si Ronaldo dhe Zidan. Sulmuesi brazilian ka nuk ka arritur të shënojë më shumë në 14 gola në 40 ndeshjet që ai ka luajtur në eventin më prestigjoz të fubollit europian, ndërsa bashkëkombësi i Mbapesë, Zinedin Zidan, e ka regjistruar këtë shifër përgjatë 80 ndeshjeve. Lojtarë të tjerë të famshëm që kanë shënuar të njëjtin numër golash janë, Miroslav Klose, David Vija dhe Adriano.

 

Të riut francez i janë dashur vetëm 24 aktivizime për të barazuar pesë legjendat. Rekordi i numrit më të madh të golave në Champions mbahet nga Kristiano Ronaldo me 121 gola deri më tani. Nëse Mbape dëshiron t’i afrohet ndopak rekordit duhet ta “rrisë marshin”, por mund të thuhet se fillimi është shumë premtues.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.