Mashtrim, tallje dhe këngë për Stërling: pasdite “ferri” për tifozët e Liverpulit!

Pasditja e djeshme do të mbahet mend gjatë në historinë e Premier Ligës, me titullin kampion që u vendos në javën e fundit, ku Mançester Siti u kurorëzua kampion me 98 pikë, një më shumë se Liverpuli, që gjithashtu bëri një sezon fantastik.

Pikërisht këta të fundit e luanin ndeshjen e fundit në shtëi ndaj Uolves, por i gjithë stadiumi ishte me kokën nga Brajtoni, ku luante Mançester Siti. “The Reds” ishin kampionë, të paktën për 37 minuta, kur Siti përmbysi gjithçka.

Gjithsesi, përpara se Brajton të shkonte në avantazh, tifozët e Uolvesin bënë një shaka pa kripë ndaj tifozëve vendas, duke përhapur lajmin se Brajton kishte shënuar. Festë në “Anfield”, por vetëm për disa sekonda, pasi shumë shpejt u vërtetua që ndeshja vijonte 0-0.

Gjithashtu, nga videot në “Anfield” shihen edhe një grup tjetër tifozësh, përsëri nga miqtë e Uolves, të cilët këndonin: “Rahim Sterling është në krye të Premier Ligës”, duke e bërë akoma dhe më të dhimbshme për tifozët e kuq triumfin e Mançester Sitit.

“Mizoria” e tifozëve miq nuk përfundoi me aq, pasi në momentin që Siti shënoi edhe golin e tretë, një djalosh i vogël është kapur në foto, duke i treguar rezultatin mbështetësve të Liverpulit, si dhe duke ironizuar me veprime, duke bërë sikur po qante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online