Hazard: E kam marrë vendimin tim, klubi e ka të qartë!

Eden Hazard mbylli sezonin e shtatë me Çelsin dhe e ardhmja e tij është La Liga. Belgu do të transferohet te Reali i Madridit në verë. “Los Blancos” duhet të gjejnë akordin financiar me klubin anglez, ndërsa 28-vjeçari do të bëjë realitet ëndrrën e tij për të luajtur në Santiago Bernabeu.

E kam marrë vendimin tim, që nuk ka lidhje vetëm me mua. Ia kam bërë të qartë klubit përpara disa javësh. Dëshiroja që kjo gjë të sqarohej më herët, por nuk ndodhi. Po pres, ashtu siç po presin edhe tifozët.

Merkato nuk më ka shpërqendruar kurrë. Kemi finalen e Europa League për të luajtur. Kur je në fushë mendon vetëm për topin dhe për të dhënë më të mirën. Unë përpiqem të fitoj ndeshjet dhe nuk e lodh trurin me gjëra të tjera”, komentoi Hazard pas ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Leister Sitit.

Rreth kësaj çështje ka folur edhe Mauricio Sarri. Italiani dhe Çelsi e mbyllën kampionatin në vend të tretë dhe do të luajnë finalen e Ligës së Europës kundër Arsenalit me datë 29 maj.

Eden ka dhënë më të mirën këto shtate vite me Çelsin. Ai është bërë një nga tre futbollistët më të mirë në botë dhe unë mendoj se duhet ta respektojmë atë e vendimin e tij. Sigurisht që shpresoj, si çdo tifoz i joni, që Hazard të qëndrojë, por nuk di gjë për momentin”, thekson trajneri italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online