Marsial bën lëmsh Junajtid, klubi i del kundër Murinjos

Antoni Marsial është bërë “molla e sherrit” te klubi i Mançester Junajtid. Media franceze “RMC Sport” ka zbuluar se sulmuesi francez është shkaku kryesor i grindjes midis trajnerit Zhoze Murinjo dhe administratorit të Mançester Junajtid, Ed Uduard.

Tekniku portugez ka qenë pro shitjes së lojtarit, në mënyrë që me paratë e grumbulluara të financonte transfertën për një qendërmbrojtës të ri, por bordi drejtues ka vënë veton, duke pasur frikën për përsëritjen  e një rasti të ngjashëm me Salah ose De Brujn, të dy lojtarë këta që u konsideruan si të pavlefshëm nga Murinjo te Çelsi, por “shpërthyen” më vonë.

Vetë lojtari e ka bërë të qartë që për sa kohë Murinjo është në drejtim, ai do të kërkojë largimin nga klubi anglez, por në rast të shkarkimit të portugezit, 22-vjeçari do të rihapë mundësinë e nënshkrimit të një kontrate të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *