Video | Gafë e pabesueshme, portieri merr në qafë “Ksavin &Co.”

0

Gafat janë pjesë e pandashme e futbollit, ata ndodhin në një lojë të thjeshtë mes fëmijësh nëpër rrugicat e qyteteve, por edhe në stadiume të mbushur plot e përplot dhe me lojtarë që paguhen me miliona.

Rasti më i fundit ka ndodhur në takimin në kuadër të çerekfinales së Champions-it aziatik në ndeshjen midis Esteghalit  të Iranit dhe skuadrës multimilionere të Al Sadit, ekipi ku luan Ksavi Hernandez dhe ish-kapiteni i Atletikos, Gabi.

Në minutën 12’ të ndeshjes, portieri i Al-Sadit, 20-vjeçari Meshal Barsham shkaktoi një autogol që do ta mbajë mend të gjithë jetën, duke mos kontrolluar siç duhej një top që iu pasua me kokë nga shoku i skuadrës. Video e gafës ka bërë xhiron e botës, por fatmirësisht për gardianin e ri, ekipi i tij arriti të përmbyste ndeshjen duke shënuar tri gola në portën e kundërshtarëve.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.