Interi është i vetëdijshëm se ardhja e Kontes në krye të stolit nuk mjafton për të rritur klubin dhe për ta çuar në nivelin e rivalëve të Juventusit. Presidenti Stiven Zhang pritet të hyjë fuqishëm në merkato për të siguruar lojtarë të një klasi të lartë. Doni Van de Bek është objektivi i Interit.
Zikaltrit duket se nuk po mendojnë vetën për të tashmen, por dëshirojnë të formojnë një organikë me lojtarë, që premtojnë për të ardhmen. Bepe Marota, drejtori i përgjithshëm i ekipit nga “San Siro” është në negociata me lojtarin dhe klubin e Ajaks.
Sipas “Calciomercato”, përfaqësuesit e Van de Bek kanë udhëtuar në Milano për të biseduar mbi një transferim të mundshëm. Për momentin nuk ka zëra për një marrëveshje, por negociatat po shkojnë mirë dhe në ditët në vijim pritet të kemi një marrëveshje. Ajaks nga ana e tij kërkon 50 milionë euro. Shifër që Marota e sheh të arsyeshme të shpenzohet për një nga talentet më të mirë në qarkulllim.