Maradona: Pogba një dembel, vetëm unë fitoj trofe me Junajtid

Diego Armando Maradona dha një intervistë për “FourFourTëo”, ku foli më shumë për skuadrën legjendare angleze, Mançester Junajtid. Në fjalën e tij, legjenda argjentinase u shpreh:

“Nëse Mançester Junajtid ka nevojë për trajner, unë jam njeriu i duhur. E di që ata shesin shumë fanella në të gjithë botën, por duhet të fitojnë trofe. Unë mund ta bëj këtë gjë për ta.

Mançester Junajtid ishte dikur skuadra ime e preferuar angleze. Kishin shumë lojtarë të mëdhenj dhe një trajner si Aleks Ferguson. Tani skuadra ime e preferuar është Mançester Siti, kjo dhe për shkak të Serxhio Agueros. Ne flasim shumë së bashku dhe ai është në një skuadër shumë të mirë.

Te Mançester Junajtid, më pëlqente shumë Ander Herrera. Pol Pogba? Dembel, nuk punon mjaftueshëm. Kam luajtur në “Old Trafford” në sezonn 1983-84, në çerekfinalet e “Ëinners Cup”. Një atmosferë e jashtëzakonshme, sikur “La Bombonera”, përfundoi Maradona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online