Nga amator në majën e futbollit gjerman, rrëfehet Klaus Gjasula

Futbollisti shqiptar, Klaus Gjasula, ishte pjesë e suksesit të pabesueshëm të skuadrës së Paderborn. Mesfushori me tipare mbrojtëse do të luajë për herë të parë në Bundesligën e Parë gjermane. 11 vite më parë, Gjasula filloi rrugëtimin e tij në futbollit në nivele krejtësisht amatore. Në një intervistë për “ol-online.de”, 29-vjeçari flet mbi rrugëtimin e tij të veçantë drejt elitës së futbollit gjerman.

Si mund ta përshkruash këtë sukses që arriti Paderborni?
-Kjo është krejt çmenduri. Paderborni duhet të kishte rënë në kategorinë e katërt, por qëndroi në të tretën pasi Mynçen 1860 nuk u licencua. Nga ai moment skuadra filloi të ecte vetëm përpara. Skuadra ishte ndërtuar mirë, por askush nuk mendonte për ngjitjen në Bundesligë. Pas çdo ndeshje i thonim vetes: diçka po ndodh këtu.

Trajneri juaj Shtefen Baumgart shquhet për futbollin sulmues. Si një lojtar me karakteristika mbrojtëse a e patët të vështirë të përshtateshit ?
-Stafi i trajnerëve përdori një sistem, që rezultoi mjaft i suksesshëm. Sapo merrnim topin, përpiqeshim të shkonim sa më shpejt drejt portës së kundërshtarëve. Kjo na hapte pak probleme kur humbnim topin, pasi linim shumë hapësira. Këtë sezon m’u desh të luaja në role ku rrallë kisha luajtur në të shkuarën. Merrja shpesh pjesë në manovrat sulmuese.

Do luani në Bundesligën e Parë, çfarë do të thotë kjo për ju?
-Për mua është një ëndërr që bëhet realitet. Thjesht dua ta shijoj këtë moment. Mezi po pres të luaj në stadiumet e skuadrave të mëdha, që i kemi parë vetëm në televizor .

Vëllai juaj, Jurgeni, ka luajtur 7 herë në Bundesligën e parë me Kaizerslautern 14 vite më parë. A besoni se do t’ia kaloni atij?
-Po, kam besim. Megjithatë e di që s’do ta kem të lehtë. Çdo herë jap maksimumin. Jurgeni ishte shumë i gëzuar për mua. Ai erdhi në Dresden për të na parë në ndeshjen e fundit. Kur u takuam nuk munguan lotët. Ai më ka shoqëruar gjatë rrugëtimit nga hapat e parë e deri tani që jam në majë.

Fillimet e karrierës ?
-Kur isha 17 vjeç fillova të luaj me një ekip kategorinë e gjashtë në qytetin tim të lindjes, Frajburg. Në të njëjtën kohë aktivizohesha me skuadrën rezervë në ligat lokale, pra nivel krejtësisht amator. Aty futbolli të vë përballë disa situatash shumë të vështira. Megjithatë, 11 vite më vonë, ja ku jam, në Bundesligën e parë. Asgjë s’është e pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online