Lumë ofertash për Bakajokon, vendimin final e jep Lampard

Bakajoko është kthyer te Çelsi pas një huazimi njëvjeçar në Milano. Mesfushori ka treguar një nivel të kënaqshëm te kuqezinjtë, pavarësisht marrëdhënies jo të mirë me ish-trajnerin Gatuzo. Francezi nuk e ka vendin të sigurt te Çelsi, edhe pse këto të fundit nuk mund të bëjnë merkato këtë verë.
Mediet e mëdha evropiane raportojnë se PSG është futur në garë për të siguruar shërbimet e tij. Leonardo e njeh mjaft mirë 24-vjeçarin dhe ka besim se ai mund të jetë i suksesshëm në “Parc de Princes”. Kontrata aktuale e Bakajoko me Çelsin përfundon në vitin 2022.

Për ish-lojtarin e Monako interesohet edhe Mançester Junajtid. Djajtë e kuq janë treguar konkretë me atë çka kërkojnë dhe kanë telefonuar drejtuesit e Çelsit. Blutë e Londrës nga ana e tyre do duhet të vendosin bashkë me lojtarin. Në ditët në vijim mesfushori dhe Lampard do të kenë një takim, ku do vendoset përfundimisht e ardhmja e Bakajoko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online