Lukaku-Inter gati një realitet, sulmuesi belg nuk e fsheh!

0

Romelo Lukaku nuk gëzon një rol kryesor në Mançester dhe zgjidhja e vetme është largimi. Belgu është i konfirmuar si një prej më të mirëve në botë, por te Juanjtid nuk ka gjetur veten dhe rrjedhimisht as golat. Juventusi dhe Interi i duan shërbimet e tij, me zikaltrit që janë në bisedime intensive dhe e duan për të zëvendësuar Ikardin me valixhet në dorë.
Me deklaratën e fundit, lojtari belg i bën gjërat të qarta. Shprehet se trajneri i Interit, Konte është më i miri në botë dhe të luajturit në Serie A është një ëndërr për të. Në fund shton se nuk mund të thotë më shumë gjëra për respekt të Mançester Junajtid. Në fakt më shkoqur se kaq nuk ka.

“Në fëmijëri kam pasur ëndërr të luaj në Premier Ligë dhe Serie A. Kampionati italian është një nga të preferuarit e mi. Me ardhjen e Kristianos, ata po kthehen aty ku ishin. Ka shkuar edhe Antonio Konte dhe për mua ai është trajneri më i mirë në botë.”

“Mauricio Sarri mund të shkojë te Juventusi dhe Ançeloti është te Napoli. Kështu Serie A do të jetë shumë emocionuese. Konte e di që unë mendoj për të. Nuk jam dikush që i pëlqen të flasë për marrëdhëniet me menaxherët, por ju e dini që jam lojtar i Junajtid dhe dua ta respektoj klubin”, u shpreh Lukaku.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.