E bujshme: Skënder Gega pranon ofertën, mbetet “kryeqytetas”

0

Skënder Gega u shpall kampion te Partizani dhe momentalisht është i lirë. Puna e bërë me të kuqtë flet vetë, ndaj edhe ofertat nuk mund të mungojnë. Së fundmi raportohet se Gega ka marrë një ofertë dhe pritet që me nisjen e sezonit të ri të drejtojë në Kosovë.

Kolegët e “Ora News” raportojnë se drejtuesit e Prishtinës kishin nisur bisedimet me Gegën dhe është gjetur marrëveshja, në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës dhe përfitimet financiare. Ndër të tjera thuhet se ish-trajneri i Partizanit do e marrë drejtimin pas ndeshjeve të kupave të Europës.

Momentalisht Prishtina drejtohet nga Mirel Josa, i cili në krye të bardhekaltërve ka dalë dy sezone radhazi në vendin e dytë. Trajneri kryeqytetas, nuk ia ka dalë në dt raste në ndeshjet e fundit. Vjet ishte Drita që u shpall kampionë, kurse sivjet Feronikeli.

Prishtina kërkon të kthehet te titulli dhe për këtë ka zgjedhur një trajner kampion si Gega. Mbetet për t’u parë se si do të pritet ky lajm nga Josa, pasi është ai që po e drejton skuadrën dhe do mundohet të bëjë mirë në kupat e Europës. Gjatë kampionatit ka pasur shpesh kontestime për të, sidomos nga grupimi Plisat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.