Lopetegui optimist: “El Clasico” ndeshja më e madhe, ju tregoj si fitohet!

Reali i Madridit po kalon një fillim sezoni gati-gati katastrofik, ku pas nëntë javësh ka grumbulluar vetëm 14 pikë. Fitorja ndaj Pëlzen në Champions i dha pak frymëmarrje madrilenëve dhe sidomos teknikut spanjoll Hulen Lopetegui. Pikërisht ky i fundit ka folur përpara “El Clasicos” që do të luhet ditën e nesërme. Tekniku spanjoll ka shprehur besimin që ka te skuadra dhe është optimist për një rezultat pozitiv.

Sa i rëndësishëm është kapiteni Ramos?
-Serxho Ramos është kapiteni ynë dhe gjithmonë bën një punë të shkëlqyeshme. Ne jemi shumë me fat që e kemi sepse është një nga më të mirët. Kemi opsione të ndryshme dhe të gjithë janë në gjendje që të luajnë, përveç Karvahal, i cili nuk është i disponueshëm”.

Si është situata me të dëmtuarit?
-Marcelo mori një goditje, por e rëndësishmë është se ai është stërvitur normalisht. Isko është mirë. Ka qenë jashtë për një muaj dhe dy ndeshjet e fundit ka marrë minuta. Mund të nisë nga fillimi nesër, do të shohim.

Cila është gjëja më e rëndësishme në “El Clasico”?
-Nuk duhet të bësh gabime, duhet të kesh besim te vetja dhe aftësitë e tua që të kesh mundësi të jesh mbi kundërshtarin. Të gjitha këto gjëra janë të rëndësishme. Ju shikoni ndeshjen në rrugën tuaj, ne e shikojmë atë një mënyrë tjetër. Të gjithë e shikojnë atë me interesat e tyre.

Po për gjendjen e skuadrës çfarë mund të na thoni?
-Situata është e mirë për ju, gazetarët. Kjo gjë nuk na ndihmon ne. Ajo që më bën të qetë është se ekipi im mund ta kthejë këtë moment në favorin e tij. Jemi në tetor dhe kemi luajtur disa ndeshje të mira. Pavarësisht se ata kanë bërë më mirë se ne, do të jemi gati për një ndeshje si kjo. Mendoj se ekipi është i gatshëm të luajë çdo lloj strategjie që kemi. Sipas këndvështrimit tim kemi bërë mirë në ndeshje të caktuara dhe nesër do të shohim se çfarë strategjie do të zgjedhim”.

Si jetoni me të gjithë këtë vëmendje të medias?
-Gjithçka që mund të bëj është të mendoj për punën time dhe nuk jam i shqetësuar për atë që njerëzit po thonë, por vetëm për ekipin tim. Nuk më shqetëson çfarë thonë njerëzit. Nuk ndikon tek unë ajo që njerëzit flasin. Ne mund të fitojmë në çdo fushë.

A është ndeshja më e rëndësishme e karrierës suaj?
-Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhet të përqendrohemi vetëm në sfidën e nesërme. Nuk ka përballje më të madhe se Barcelona-Real Madrid. Është ndeshja me nivelin më të madh, në të cilën jam përfshirë. Çdo sfidë është e rëndësishme, por “El Clasico” është krejtësisht diçka tjetër.

Lojtarët të mbështesin, a ju ndihmon kjo?

-Natyrisht, i besoj atyre dhe ata më besojnë mua. Ajo që ne mund të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë mirë dhe këtë gjë t’ua tregojmë dhe tifozëve. Ne jemi të emocionuar dhe të gatshëm për këtë ndeshje”.

A mendoni se ka jetë për Lopetegui pas Clasico?

-Ne do të përqendrohemi, duke menduar për veten tonë. E dimë se kundër kujt luajmë dhe duhet të bëjmë maksimumin e asaj që kemi. Unë nuk mendoj se do të vdes, ka jetë edhe pas “El Clasico”, përfundoi fjalët e tij tekniku spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *