VIDEO | Leister-Uest Hem kthehet në “horror”, Nobëll i “pamëshirshëm”

Përballja e fundit e Premier Ligës për ditën e sotme ishte ajo midis Leisterit dhe Uest Hem. Ekipet u ndanë në një barazim 1-1 dhe vijojnë të mbeten në renditje njëri pas tjetrit, përkatësisht në vendet 12 dhe 13. Balbuena dërgoi në avantazh “çekanët”, ndërsa Ndidi barazoi në fund për Leisterin.

Gjithsesi vëmendja e sfidës shkoi më së shumti te kartoni i kuq i marrë nga kapiteni i Uest Hem, Mark Nobëll. Mesfushori la me një lojtar më pak ekipin e tij pas ndërhyrjes “horror” në minutën e 38-të, pikërisht ndaj autorit të golit, Uillfred Ndidi.

Pamjet e tregojnë qartë se sa e ashpër ishte ndërhyrja dhe kartoni i kuq është më se i drejtë. Mark Nobëll është një simbol tek ekipi i Uest Hem, teksa ndodhet në atë klub që në vitin e largët 2007. Kështu, 31-vjeçari mori kartonin të kuq për të dytën herë në karrierën e tij.

https://twitter.com/JakeMoore352/status/1056237208041070593

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online