Leonardo kërkon goditjen “blic”, tenton t’i vjedhë brazilianin Realit

Leonardo nuk humbet kohë dhe ka nisur të lëvzië për merkaton e ardhshme, me Milanin që pritet të jetë edhe më aktiv në verë. Spekulimet kanë qenë të shumta për sa i përket objektivave të rinj, teksa së fundmi ka dalë një tjetër lojtar në skenë.

Bëhet fjalë për një ndër më premtuesit në Brazil, 17-vjeçari Reinier Zhesus Karvajo. Talenti aktivizohet me Flamengon dhe shihet si një ndër lojtarët më me potencial për të ardhmen, ku për të interesohet dhe Reali i Madridit.

Reinier

Madrilenët kanë avantazhin se djaloshi brazilian, ka si idhull Zinedin Zidan, por nga ajo çfarë thuhet në media, kontakte mes Realit dhe Flamengos nuk ka pasur. Pikërisht, nga ky fakt kërkon të përfitojë Leonardo, i cili do të mundohet të nisë sa më shpejt kontaktet për të përshpejtuar një transferim të mundshëm të Reinier. 17-vjeçari luan si organizator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online