VIDEO | Warriors të pamëshirshëm, Devin Booker nuk përmbahet

Golden State Warriors ka marrë fitoren e radhës, teksa ka kaluar me rezultatin 103-118 Memphis Grizzlies. Kevin Durant dhe Stephen Curry realizuan nga 28 pikë dhe udhëhoqën kështu kampionët në fuqi drejt fitores. Devin Booker vijon paraqitjet e mirë me Phoenix Suns, teksa shënoi 50 pikë në humbjen 121-124 që skuadra e tij pësoi kundër Washington Wizards.

Utah Jazz ka likuiduar Los Angeles Lakers 115-100, ndërkohë që nuk u aktivizua LeBron James. Rudy Gobert ishte shënuesi më i mirë, me 22 pikë të realizuara. Ai gjithashtu rikuperoi 11 topa. Oklahoma City Thunder-Indiana Pacers ishte një nga përballjet më interesantë të mbrëmjes në NBA. Kjo sfidë përfundoi 107-99.

Paul George arriti të realizojë 31 pikë, ndërkohë që Russell Westbrook regjistroi “triple-double”: 17 pikë, 12 asiste, 11 rikuperime. Paraqitje shumë e mirë edhe nga Steven Adams, autor i 25 pikëve dhe 12 topave të rikuperuar. Portland Trail Blazers ka mundur 98-118 Chicago Bulls, në një ndeshje ku nuk mungoi rotacioni.

Chicago Bulls-Portland Trail Blazers 98-118
Memphis Grizzlies-Golden State Warriors 103-118
Oklahoma City Thunder-Indiana Pacers 107-99
Utah Jazz-Los Angeles Lakers 115-100
Phoenix Suns-Washington Wizards 121-124

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online