Lakazet injoron Barcelonën: Nëse Arsenali më do, nuk largohem!

Aleksandër Lakazet është në kulmin e karrierës. Transferimi të Arsenali e ka ndezur më shumë dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë të Premier Ligës. Bashkë më Obamejang kanë një kimi shumë të mirë dhe shënojnë pa fund.

Për francezin Barcelona dhe Atletiko Madrid kanë shfaqur interes serioz. Madrilenët e duan yllin francez për të mbushur hapësirën e lënë bosh nga largimi i Grizman. Barcelona pret këtë të fundit, por një komplikim i mundshëm i situatës bën që Lakazet të jetë plani rezervë.

Megjithatë, 28-vjeçari duket se është dashuruar me Arsenalin. Ai mohon mundësinë e largimit dhe shprehet se nëse klubi nuk dëshiron ta largojë, atëherë qëndrojë.

“Ndihem mirë. Me trajnerin Emeri në krye luaj shumë dhe kam fituar besim. Më duhet ta falenderoj Vengerin, pasi ai ishte autori i ardhjes sime këtu. Kam mbyllur një sezon të mirë dhe shpresoj që pushimet të mos e ndalojnë vrullin. Punoj shumë gjatë stërvitjes për të qenë gati.”

“Nëse klubi është i lumtur me mua, dhe unë jam i lumtur. Do të qëndroj. Në Francë thonë që mosha ime është ajo e kulmit të karrierës. Uroj të mos jetë sezoni i fundit në Londër. Shpresoj që forma ime të mos pësojë ulje”, përfundoi ylli Francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *