Shehi: Punën tonë e bëmë, shpresojmë të hiqet dënimi absurd

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli për RTSH Sport sot, ku tregoi objektivat që ka klubi për të ardhmen, publikoi datën e fillimit të fazës përgatitore dhe komentoi për përgjigjen e KAS-it. Në fjalën e tij, numri një i Skënderbeut tha:

“Gjithë punën tonë e kemi drejtuar nga e ardhmja, duam kupat e Europës dhe të hiqet ai dënim absurd. Duke qenë se ne arritëm të sigurojmë një vend në Europë, presim të qetë vendimin KAS-it. Me datë 11 qershor, fillojmë fazën përgatitore, prandaj shpresoj që përgjigja e KAS-it të dalë para kësaj date.

Lojtarët që janë në kontratë do të qëndrojnë të gjithë, ndërsa lojtarët e huazuar do të rikthehen fillimisht te skuadrat e tyre, më pas do të shohim”, u shpreh Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online