Lajm i keq për tifozët e Juves, “betejë” dyshe për De Ligt

Ditë deçizive për të ardhmen e Matijs De Ligt. Rivaliteti për kapitenin e Ajaksit ka qenë i madh, por “beteja” finale do të zhvillohet midis dy klubeve. Juventusi, Bajern Mynih, Liverpuli dhe dy klubet nga Mançesteri kanë dalë jashtë. Kështu raporton “RMC Sport”, që sheh një garë të fortë midis Barcelonës dhe PSG.

Mbrojtësi 19-vjeçar nuk e ka ndarë mendjen dhe po mendohet ende. Barcelona mbetet kandidatja kryesore për të siguruar shërbimet e holandezit. Për t’u zgjidhur mbetet vetëm çështja e Mino Rajolës.

Agjenti i lojtarit kërkon komisione të larta, diçka që nuk i pëlqen shumë kampionëve të Spanjës. PSG ka përfituar nga kjo gjë dhe ka fituar pikë. Francezët nuk i kanë problem paratë dhe tani ndodhen shumë afër De Ligt.

Merkato është e paparashikueshme dhe “lufta” vazhdon, të paktën derisa mbrojtësi i talentuar të marrë një vendim përfundimtar për karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online