Lajm i keq për bardhezinjtë, sulmuesi humbet ndeshjen me Junajtid

Mbrëmjen e nesërme do të rikthehen përsëri emocionet e “UEFA Champions League”. Në kompeticionin më prestigjioz të klubeve në Evropë, java e tretë e ndeshjeve do të sjellë shumë përballje të forta, ku spikat mbi të gjitha, ndeshja që do të luhet në “Old Traford”, midis Mançester Junajtid dhe Juventus.

Dy ekipet janë pjesë e grupit H, teksa Valencia dhe Jang Bojs janë dy skuadrat e tjera që plotësojnë grupin. Mançesteri ndodhet në vendin e dytë me katër pikë, pas dy ndeshjes, ku fitoi në Zvicër ndaj Jang Bojs dhe barazoi më pas në Angli ndaj Valencias 0-0. Juventus ndërkohë vjen në këtë përballje me pikë të plota dhe asnjë gol të pësuar.

Gjithsesi, bardhezinjtë në kuadër të kësaj përballje marrin një lajm të keq, teksa do i duhet të bëjnë pa Mario Manxhukiç në këtë sfidë. Kroati nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Alegri, teksa ka marrë një dëmtim në gju dhe do t’i duhet të mungojë 2-3 javë. Këtë gjë e konfirmoi dhe lista e të grumbulluarve nga tekniku i “zonjës së vjetër”, ku Manxhukiç nuk ishte pjesë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online