Shpërblehet Uzuni, vjen vlerësimi i radhës në Kroaci

Myrto Uzuni ishte njeriu i ndeshjes këtë fundjavë në sfidën mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit. Beratasi dha asistin në golin e parë dhe më pas shënoi emrin e tij në listën e shënuesve më pas, duke qenë protagonist absolut në suksesin e skuadrës së tij, e cila fitoi 2-0 në shtëpi.

Pasi janë luajtur të gjitha ndeshjes e kësaj jave në kampionatin kroat, normalisht është publikuar dhe formacioni i javës, ku nuk kishte si të mungonte dhe ish-lojtari i Laçit. Uzuni ndodhet mes 11 lojtarëve që kanë spikatur këtë javës. Në sajtin “24sata.hr” jepet dhe komenti për autorin e dy golave këtë sezon me Lokomotivën e Zagrebit.

Nuk harrohet të përmendet se Uzuni është një zbulim i Besnik Prengës, me këtë të fundit që pati mundësinë që ta trajnonte në periudhën kur drejtoi kurbinasit. “Myrto Uzuni është zbulimi i Besnik Prengës. Ky i ri ka bërë gjithçka mirë në këto javë. Ai arriti që ta fitonte mjaft shpejt simpatinë e trajnerit, çka dëshmohet dhe nga fakti se ka fituar një fanellë titullari.  Uzuni dha kontributin e tij në fitoren ndaj Hajdukut, pasi dha topin për golin e Drozdekas dhe më pas arriti që të shënonte dhe vetë. Dy gola dhe katër asiste tregojnë gjithçka në vetëm 5 ndeshje të luajtura”, shkruhet në komentin për Uzunin.

https://www.facebook.com/Romantika.hr/photos/a.1778501202462859/2061355487510761/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online