“Kur Guardiola do lojtar 100-milionësh, hapet pak rubineti i gazit”

Përfshirja e sheikëve nga Lindja e Mesme pa dyshim e ka bërë futbollin më të pasur. Ata janë të gatshëm të paguajnë çdo shifër për të pasur më të mirët dhe diçka të tillë e bën edhe Sheiku Mansur te Mançester Siti. Paratë e derdhura “lumë” i kanë bërë “Qytetarët” një nga skuadrat më të mira të globit.

Një figurë si presidenti i Bajernit Uli Hënes ka opinionin e tij rreth këtij fenomeni. Gjermani është i mendimit se nuk duhet të shpenzohen shifra të tilla për një futbollist. Gjithashtu, presidenti bavarez e kthen në shaka mënyrën se si vijnë paratë që sheikët investojnë për të përforcuar skuadrat e tyre.

Miku im Pep më ka treguar çfarë ndodh kur ai dëshiron të blejë ndonjë lojtar që kushton 100 milionë euro. Merr disa video të lojtarit dhe shkon në Katar, të takojë Sheikun.

“Më pas konsumohet një vakt luksoz, shikohen videot dhe Sheiku transferon shumën e nevojshme për blerjen e lojtarit. Ditën tjetër Sheiku hap pak milimetra më shumë rubinetin e gazit dhe i rikuperon paratë menjëherë.

“Jam krenar që në raste të tilla Bajerni nuk vepron kështu, sepse bazohet te fitimet e veta për të blerë lojtarë, jo duke marrë borxh“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *