Të dielën më datë 2 qershor, Kukësi dhe Tirana do të zbresin në tapetin e stadiumit “Elbasan Arena” për të përcaktuar skuadrën fituese të edicionit të 67 të Kupës së Shqipërisë.
Ditën e sotme “FSHF” ka zbuluar çmimet e biletave për këtë takim. Biletat e tribunave C, D, E, F, G kanë një çmim të arsyeshëm prej 200 lekësh (të reja), ndërsa një vend në tribunat A dhe B do t’u kushtojë 1000 lekë.
Çmimi më i lartë është ai i tribunave “VIP”, bileta e të cilave ka një kosto prej 2000 lekësh. Të gjithë të interesuarit mund të blejnë biletat në: 1.Biletarinë pranë stadiumit Selman Stërmasi 2.Dyqani zyrtar i FSHF-së te rruga e Elbasanin 3.Biletaria e stadiumit “Elbasan Arena”.