Milani ndan mendjen: Ja i preferuari i stolit, por ka një problem

Merkato ndryshon nga momenti në moment. Lëvizje të shumta kanë ndodhur dhe priten të ndodhin në bankinat e skuadrave të mëdha, kështu që kjo mund të cilësohet si vera e trajnerëve.

Milani i dha fund bashkëpunimit me Xhenaro Gatuzon dhe tani po punon për gjetjen e një trajneri të ri. Gazidis dhe Maldini kanë diskutuar gjatë mes tyre, duke arritur në një konkluzion të përbashkët. Simone Inzagi është emri i zgjedhur për stolin kuqezi.

“Djalli” pritet t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare me 2.5 milionë euro rrogë sezonale. Problem mbetet kontrata e tij me Lacion. Lotito nuk toleron dhe të negociosh me të është gjithmonë e vështirë.

Tre herë është takuar Inzagi me të gjatë këtyre ditëve, por asnjë akord. Trajnerit, i cili është gati të transferohet në Milanelo, i duhet të gjejë mënyrën për t’u ndarë me Lacion. Sapo të ndodhë diçka e tillë, Maldini do t’i ofronte firmosjen e kontratës me kuqezinjtë.

Alternativë mbetet edhe Marko Xhampaolo, por garës për trajnerin e Sampdorias i është bashkuar fuqishëm Roma, që mbeti thatë pas refuzimit të Gasperinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online