Skandali në Championsin e Afrikës, merret vendimi përfundimtar për finalen!

Finalja më skandaloze e luajtur ndonjëherë në historinë e futbollit padyshim ishte ajo e javës së shkuar, mes Esperanc Tuniz dhe Uidadit, të cilat diskutonin trofeun e Champions League në Afrikë.

Ndeshja e ndërprerë dhe e dhuruar në tavolinë për ekipin tunizian, do të riluhet përsëri. Këtë vendim e komunikoi vetë Konfederata e Futbollit Afrikan, e cila në një komunikatë zyrtare tha se finalja do të riluhet.

Mbetet për t’u zbuluar vendi ku do të luhet, pasi sipas asaj që thuhet në komunikatë, ndeshja do të luhet në fushë neutrale. Medaljet dhe trofeu do të kthehen pas, me të dyja ekipet që kanë rënë dakord për diçka të tillë. Pavarësisht skandalit të krijuar, në fund me sa duket triumfoi futbolli…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online