Kovaç: Ndërhyrje në janar? Tregu ka shumë lojtarë interesantë…

Niko Kovaç ka folur para gazetarëve në konferencën për shtyp që i paraprin transfertës së bavarezëve ndaj Bajernit. Tekniku kroat foli për ndërhyrjet që Bajerni mund të bëjë në merkaton e janarit dhe për situatën e Tomas Myler, i cili është aktivizuar vetëm 15 minuta në dy fitoret e fundit të Bajernit.

“Tregu botëror i futbollit ka shumë lojtarë interesantë. Do të shohim nëse mund të bëjmë diçka në dimër, por nuk dua të falas më për të ardhmen, pasi jemi të fokusuar tek e tashmja. Nesër kemi një ndeshje që duhet ta fitojmë me doemos. S’do ta kemi të lehtë.”

MYLER – “Ai është një lojtar që i ka të gjitha. Vendosa të ndryshoja formacion pas pushimit të kombëtareve dhe morëm dy fitore. Jemi të kënaqur deri më tani, por kjo nuk do thotë se Myler s’do të luajë në ndeshjet e ardhshme”

DORTMUND – “Duhet ta vendosim Dortmundin në presion.  Duhet të fitojmë çdo ndeshje e më pas t’i mundim ata në ndeshjen direkte dhe më pas gjithçka do të bëhet shumë më e lehtë për ne”, përfundoi Kovaç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online