“Komploti” i Red Bullit prishet nga një gjigant norvegjez, festë në Skoci!

Që kur u hodh shorti i grupeve në Europa League dhe Red Bull Salcburg u vendos në një grup me RB Lajpcig, të gjithë hapën sytë: dy klube me të njëjtin pronar, Red Bull, në një grup?

Çfarë problemi ka, tha Uefa, do jetë Fair-Play, sepse në dokumente nuk rezulton Red Bulli pronar. Humor aspak sportiv, dihet realiteti nga të gjithë.

Ashtu si parashikohej, Salcburg e Lajpcig ishin në garë deri në fund për kalimin e grupit dhe Salcburgu jo vetëm që e fitoi grupin, por shkoi sot dhe fitoi në Skoci, 2-1, duke i bërë një nder të madh Lajpcigut.

Gjermanët, nga ana e vet, prisnin Rozenborgun e eliminuar dhe ishte e qartë që ishin favoritë të mëdhenj, thjesht u duhej një nder nga vëllezërit e pijes.

Nderi erdhi, por ashtu si PSV ndaj Interit, edhe Rozenborgu dha një leksion ndershmërie, duke barazuar ndaj Lajpcigut 1-1 në minutën e 88-të, me Reginiussen, i cili u bë hero. Hero i Seltikut, natyrisht, por pse jo edhe i Rozenborgut, sepse barazimi vlen disa mijëra euro dhe dalin e teprojnë për birra, uiski e… Red Bull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online