Legjendë ka edhe Uest Hemi, ja 16 arsye fantastike!

Nëse mendoni se vetëm klubet e mëdhenj kanë lojtarë legjendarë, si Iniesta, Maldini e shumë të tjerë, gaboheni. Legjenda ka kudo, edhe në kategoritë e ulëta apo në futbollin amator. Një prej tyre është Mark Nobël, mesfushori 31-vjeçar i lindur në Londër, i cili ka luajtur 387 ndeshje deri tani në karrierën e vet me Uest Hemin.

Klubi londinez ka dhënë 16 arsye pse Nobël është legjendë e klubit:

1.Ia plasi vrapit për në shtëpi pas debutimit me fanellën e Uest Hemit

I lindur në një familje tifoze me Uest Hemin, Nobël debutoi me skuadrën e zemrës në një fitore për Kupën e Ligës kundër Sauthendit, në Boleyn Ground, më 24 gusht 2004. Ishte pak më shumë se 17 vjeç dhe nuk lejohej të ngiste makinën, ndaj pas ndeshjes ia plasi vrapit deri në shtëpi, rreth 3 kilometra larg stadiumit, në Canning Town.

2.U martua me dashurinë e adoleshencës

Image result for mark noble Carly

Mark Nobël frekuentoi Royal Docks School në Custom House, ku njohu dhe ra në dashuri me një vajzë që quhej Karli. Tani janë të martuar dhe kanë dy fëmijë.

3.Është një Hammer që në lindje!

Babai i Mark Nobël, Mark Senior, është një tifoz i thekur i Uest Hemit dhe kur i biri ishte 11 vjeç iu realizua ëndrra për ta parë në Akademinë e Futbollit të Uest Hemit.

4.Ai ishte futbollisti më i ri në histori në ekipin e rezervave!

Rekordi u thye kohët e fundit nga Xhejdën Fevrier, por Nobël mbante rekordin, duke debutuar në moshën 15 vjeç në sezonin 2002/03 me rezervat e klubit.

5.Ishte pjesë e mbijetesës më të çmendur në histori

Mark Nobël nuk ishte pjesë e skuadrës së parë në muajt e parë në sezonin 2006/07 dhe Uest Hemi dukej i mbytur në pranverë. Megjithatë, Nobël u kthye në ekipin e parë në 4 mars 2007 dhe shënoi në humbjen 4-3 ndaj Totenhemit. Më pas Uest Hemi fitoi 7 ndeshje nga 9 të fundit dhe i shpëtoi rënies nga Premier Liga!

6.Është mbreti i penalltive

Mark Nobël ka gjuajtur 36 penallti për Uest Hemin dhe ka humbur vetëm 4!

7.E kanë drejtuar 9 trajnerë

Sa për të kuptuar sa i rëndësishëm ka qenë Nobël për Uest Hemin në 15 vitet e fundit: ai është përzgjedhur nga 9 trajnerë të ndryshëm: Alan Pardju, Alan Kërbishli, Kevin Kin, Xhanfranko Zola, Avram Grant, Sam Alardajs, Slaven Biliç, Dejvid Mojes dhe Manuel Pelegrini.

8.Është rekordmen në Premier Ligë!

Asnjë lojtar i Uest Hemit nuk ka luajtur sa Nobël në Premier Ligë, 329 herë. Askush nuk i afrohet, sepse më i afërti ka 219 ndeshje (Karlton Kol).

9.Ndeshje në nderim të tij, pa mbyllur karrierën!

Në mars 2016 Uest Hemi braktisi Boleyn Ground për të kaluar në stadiumin e ri. Mark Nobël organizoi një ndeshje mbushur me yje të së shkuarës, për të zhvilluar ceremoninë e mbylljes së stadiumit, por edhe të lojtarit që më shumë ka luajtur në atë stadium legjendar.

10.Fjalim lamtumire për Boleyn Stadium

11. Pasioni i tij

Nobël ndoshta nuk është gjigant, por nuk i druhet askujt dhe është gati të sfidojë çdo lojtar, përfshirë yje si Pol Pogba.

12.Golat e tij!

13.Kur mori në krah Ander Herrerën për ta nxjerrë nga fusha…

14? 14. Ai është frymëzim

Nobël është super profesionist dhe një kapiten i shkëlqyer, por gjithashtu është gjithnjë gati të flasë dhe t’u japë udhëzime të rinjve që po ndjekin gjurmët e tij.

15.Është jashtëzakonisht gazmor!

16.Ka ende shumë për të dhënë.

Ende 31 vjeç, Nobël ka kontratë deri në verën e vitit 2021 dhe do të jetë pjesë e Çekanëve të paktën edhe për 2 vite e gjysmë. Të paktën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online